Fernando fillon klasën e parë, Çiljeta i bën dedikimin emocionues: Tek ti shoh veten, por ke edhe një pjesë të madhe nga babai yt...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:07 16-09-2019 Fernando fillon klasën e parë, Çiljeta i bën dedikimin emocionues: Tek ti shoh veten, por ke edhe një pjesë të madhe nga babai yt...

Djali i këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga, Fernando ka nisur sot klasën e parë.

Fernando është ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës, mes 24 mijë vogëlushëve në të gjithë vendin.

Ndërkohë, këtë moment të veçantë Çiljeta e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. Këngëtarja ka publikuar disa foto, kur Fernando ishte i vogël dhe një të sotmen ku shfaqet i ulur në bankë.

“Biri dhe shoku im. Nëse Zoti do të më linte të zgjidhja një djalë, nuk ka dyshim se do të ishe ti. Duket sikur ishte dje, unë të lexoja ty dhe të shikoja teksa luaje.

Sot unë shoh një pjesë të vogël timen te ti, për mënyrën si sillesh dhe gjërat që bën. Dhe atë pjesë të madhe që ke nga babai yt, paraqitja, karakteri i fortë, si një njeri i madh.

Unë jam mirënjohëse që isha në planin e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet burrë. Vit të mbarë shkollor dashuria e mamit.”, shkruan këngëtarja.

5-52.jpg

7-39.jpg

8-34.jpg

6-40.jpg

3-75.jpg

2-91.jpg

Capture-17.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068454027175903
array(1) { ["section"]=> string(133) "fernando-fillon-klasen-e-pare-ciljeta-i-ben-dedikimin-emocionues-tek-ti-shoh-veten-por-ke-edhe-nje-pjese-te-madhe-nga-babai-yt-178639" }