Ferrari po prodhon valvola respirative dhe maska mbrojtëse në ndihmë të të prekurve me koronavirus në Itali

Publikuar tek: bota, më 18:16 18-04-2020 Ferrari po prodhon valvola respirative dhe maska mbrojtëse në ndihmë të të prekurve me koronavirus në Itali

Kompania Ferrari, gjigandi italian i prodhimit të automjeteve sportive, ka bërë me dije se do të prodhojë valvola respiratore dhe pajisje për maska mbrojtëse të fytyrës, si ndihmë për shtetin italian, për të përballuar luftën ndaj kësaj pandemie.

"Ferrari ka filluar të prodhojë valvola respiratore dhe maska mbrojtëse në fabrikën e saj Maranello si një nga iniciativat në mbështetje të punonjësve shëndetësorë që trajtojnë pacientët me koronavirus," tha kompania.

Në një deklaratë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, tha se vendi është krenar për përpjekjet e Ferrari për të mbështetur punëtorët e kujdesit shëndetësor.

"Ferrari, një nga përsosmëritë tona italiane, ka vendosur aftësitë e saj për t'u përballur me koronavirusin dhe për të mbrojtur jetën e italianëve, duke e ditur që kompania po ndihmon vendit na bën krenarë," tha Di Maio.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096020698547363
array(1) { ["section"]=> string(65) "ferrari-po-prodhon-valvola-respirative-dhe-maska-mbrojtese-203094" }