Festa e të burgosurve me raki në qeli, ministria e Drejtësisë ndëshkon Shefin e Policisë dhe 11 gardianët e Shën Kollit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 04-01-2018 Festa e të burgosurve me raki në qeli, ministria e Drejtësisë ndëshkon Shefin e Policisë dhe 11 gardianët e Shën Kollit ilustruese

Ministria e Drejtësisë ka nisur procedim penal për 12 punonjësit e burgut të Shën Kollit në Lezhë, pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale të të dënuarve, të cilët shfaqen duke festuar natën e ndërrimit të viteve me pije alkoolike në qeli.

Shefi i policisë së Lezhës dhe 11 gardianët e burgut janë proceduar penalisht me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë zbatuar rregulloren bazë të burgjeve.

NJOFTIMI 

Ministria e Drejtësisë, në datën 25.12.2017 është vënë në dijeni nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), lidhur me publikimin në rrjetet sociale të një fotoje në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar brenda ambjenteve të një IEVP-je me sende të ndaluara.

Nga veprimet paraprake, rezultoi se fotoja e publikuar ishte kryer në ambjentet e IEVP-së, Shën Koll Lezhë dhe është publikuar nga vetë të dënuarit. Ministria e Drejtësisë nëpërmjet SHKBB-së, pasi kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, u referuan aktet për fillimin e procedimit penal në ngarkim të 12 punonjësve të policisë së burgjeve, me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal.

A.B. Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë

E.R. Specialist i Informacionit

T.L. Përgjegjës i Shërbimit të Godinës

Gj.D. Polic i Kollonës

E.T. Polic i Sektorit

L.L. Polic i Kollonës

M.GJ. Polic i Sektorit

D.N. Polic i Kollonës

A.J. Polic i Sektorit

Gj.N. Përgjegjës i Grupit të Sigurisë

G.Rr. Polic i Grupit të Sigurisë

F.H. Polic i Grupit të Sigurisë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar ecurinë disiplinore për këta punonjës, sipas shkeljeve të konstatuara. Ministria e Drejtësisë së bashku me strukturat ligjzbatuese është e vendosur të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata punonjës të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkelin ligjin.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Elbasan, makina përplas motorrin, në gjendje të rëndë shoferi
Alarmi i ISHP, në Shqipëri po qarkullon një virus i rrezikshëm, shkakton probleme në frymëmarrje »
Article Logic
Execution time: 0.011546850204468
array(1) { ["section"]=> string(125) "festa-e-te-burgosurve-me-raki-ne-qeli-ministria-e-drejtesise-ndeshkon-shefin-e-policise-dhe-11-gardianet-e-shen-kollit-105377" }