‘Festa e Ullirit’/ Banorët e Kurbinit organizojnë panairin e veçantë, promovojnë produktet e zonës nën hijen e ullinjve shekullorë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 16-11-2019 ‘Festa e Ullirit’/ Banorët e Kurbinit organizojnë panairin e veçantë, promovojnë produktet e zonës nën hijen e ullinjve shekullorë

Ditën e sotme në Gjorëm të Kurbinit është zhvilluar panairi nën emrin ‘Festa e Ullirit’.

Dhjetra fermerë të fshatrave Gjorëm dhe Zhejë të këtij rrethi, kanë promovuar nën hijen e ullishteve shekullore  produktet e tyre të ullirit si vaj dhe ulli të konservuar, produkte të qumshtit, fruta të freskët dhe të konservuar, produkte të vreshtarisë si verë, raki.

Nuk ka munguar as mjalti nga zona si dhe prodhime të tjera ushqimore, artizanale, dhe krijimtari letrare.

Pjesmarrës në panair kanë qenë dhe mjaft të rinj, gjë që tregon për transmetimin ndër breza të traditës së kultivimit të ullishtarisë.

Fermerët kanë kërkuar më shumë interesim, mbështetje dhe vëmendje nga institucionet shtetërore, si në investim në rrugë, mbështetje financiare përmes grandeve për zëvëndësimin e ullinjve të tharë apo mbjelljen e hapësirave boshe.

Ka qenë studiesi Ymer Hysa, në profesion mjek veteriner, një ndër iniciatorët kryesorë për zhvillimin e panairit në plantacion.

‘Është i rëndësishëm dhe i veçantë ky panair.  I rëndësishëm se shpalos vlerat tradicionale të banorëve të këtyre fshatrave në kultivimin e pemës së ullirit dhe të përpunimit të frutit të tij për vaj dhe konsum; dhe i vecantë pasi për herë të parë zhvillohet në plantacionin e ullinjve dhe akoma më i veëçantë se zhvillohet pranë këtij ulliri monumental, sfidant i të gjithë kohrave e dëshmitarë i këtij vendbanimi te lashtë’, është shprehur ai plot entuziazëm.

Kujtojmë që fshatrat Gjorëm dhe Zhejë kanë plantacionet më të mëdha të ullishtarisë së vjetër me rreth 50 Ha ose rreth 7 mijë rrënjë. Kanë traditën më të mirë për kultivimin e ullirit, fakt që e vërteton dhe shtimi i numrit ne rreth 5-fish, krahasuar me atë të trashëguar.

Ullinjtë shekullor në këto fshatra kanë cilësi të veçantë, janë jo thjeshtë Bio, por Natyral. Në këto ullinj nuk përdoret asnjë kimikat apo preparat hormonal. Rritën në kushte natyrore. Kanë shije të veçantë të konservuar dhe cilësi të lartë vaji që arrin deri në 20 deri në 35 %. Shkurt janë ekotip vetëm i zonës së Kurbinit.

75419052_2639910829421609_4292169507058745344_n (1).jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunonin gratë e tyre, arrestohen dy të moshuarit në Vlorë (DETAJE)
Prej vitesh e harruar, shtohet një park i ri në kryeqytet »
Article Logic
Execution time: 0.013820171356201
array(1) { ["section"]=> string(133) "festa-e-ullirit-banoret-e-kurbinit-organizojne-panairin-e-vecante-promovojne-produktet-e-zones-nen-hijen-e-ullinjve-shekullore-186077" }