Festa e Verës, Alket Islami sjell fotot nga ajri në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 14-03-2015 Festa e Verës, Alket Islami sjell fotot nga ajri në Elbasan Festa në Elbasan, foto nga ajri Alket Islami

Alket Islami sjell para pak çastesh fotot e marra nga lart në Elbasan, aty ku po festohet 14 marsi, festa pagane e Ditës së Verës.

Janë me qindra e qindra njerëz të mbledhur nga të katër anët për t’i dhënë “jetë” ditës së verës në qytetin ku lindi festa, e që më pas mori përmasat kombëtare për t’u festuar edhe në Tiranë.

Të gjithë janë mbledhur ne qendër të qytetit, në bulevardin kryesor, aty ku po zhvillohen aktivitetet e parashikuara nga bashkia e qytetit. Do të ketë panaire, koncerte, grupe të ndryshme artistike që do të performojnë për qytetarët. Por edhe lokalet e restorantet janë të prenotuara për drekën. Ndërkohë që aktivitetet për ditën e verës kanë filluar që mbrëmjen e djeshme.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në rrugën e Rinasit, i plagosuri në gjendje të rëndë
Artan Hoxha në A-Show: Pse u përfshiva në çështjen “Doshi” »
Article Logic
Execution time: 0.016045093536377
array(1) { ["section"]=> string(63) "festa-e-veres-alket-islami-sjell-fotot-nga-ajri-ne-elbasan-5859" }