Festa mbaroi, çfarë e pret Britaninë pas BREXIT

Publikuar tek: bota, më 17:29 01-02-2020 Festa mbaroi, çfarë e pret Britaninë pas BREXIT Festa e britanikeve pas Brexit

Ditën e djeshme, në orën 23:00 me orën zyrtare vendase, Mbretëria e Bashkuar zyrtarish 'braktisi' Bashkimin Europian.

Pas 47 vitesh si pjesë e unionit europian, Britania hap një faqe të re të historisë së saj.

1316 ditë pas referendumit ku populli vendosi daljen nga BE, qutetarët zbritën në sheshin përpara

Parlamentit Anglez për të festuar këtë fitore, duke e quajtur një ditë të shënuar për Britaninë.

Kryeministri Boris Johnson erdhi në pushtet falë premtimit për ta bërë "BREXIT" realitet, pas zvarritjeve të shumta.

Do të ketë dy çështje të mëdha pas BREXIT. E para është formimi i një identiteti të ri, pasi BREXIT do ta ndryshojë shumë Britaninë, ndërsa e dyta ka të bëjë me krijimin e marrëdhënieve të reja jo vetëm më Europën, por edhe me pjesën tjetër të botës.

Kryeministri Johnson është shprehur se dëshiron të drejtojë një vend i cili punon për të gjithë, një mision i njëjtë me atë të paraardhëses Teresa May.

Kjo është shumë ë vështirë të ndodhë, pasi kërkohet zhvendosja e investimeve publike nga Londra dhe juglindja në të gjithë vendin, por niveli i pabarazisë është shumë i madh.

Kabineti qeveritar vendosi si objektiv që marrëveshjet e tregtisë të bëhën brenda 3 viteve të ardhshme, duke ndjekur modelin e Kanadasë, që ofron tregti pa tarifa të mallrave, por përfshin kontrolle kufitare.

Marrëdhënia tregtare midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar ishte me vlerë 650 miliardë dollarë në vitin 2018.

Marrëveshjet me BE do të jenë kritike për zhvillimin ekonomik të Britanisë, pasi marrëveshjet e dikurshme brenda BE nuk vlejnë më.

Mbetet për tu parë nëse festa e britanikëve ishte e logjikshme apo jo, por duket se vështirësitë do të jenë të mëdha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje e rrallë, mijëra zogj pushtojnë Teksasin  (VIDEO)
Po shëtisnin me biçikletë, makina përplas për vdekje 4 fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.011490821838379
array(1) { ["section"]=> string(53) "festa-mbaroi-cfare-e-pret-britanine-pas-brexit-193791" }