Festat e fundvitit, fluks i madh emigrantësh në doganën e Kapshticës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 02-01-2019 Festat e fundvitit, fluks i madh emigrantësh në doganën e Kapshticës

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks të madh emigrantësh në doganën e Kapshticës.

Tashmë të gjithë emigrantët i janë drejtuar doganës për të lënë Shqipërinë dhe për tu kthyer në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë.

Mësohet se në këtë pikë kufitare është krijuar rradhë e gjatë automjetesh që presin të kalojnë kufirin.

Pala shqiptare është duke punuar me pesë sportele ndërsa ajo greke me dy.

Kjo është një situatë që përsëritet çdo vit për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të festuar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070910453796387
array(1) { ["section"]=> string(74) "festat-e-fundvitit-fluks-i-madh-emigrantesh-ne-doganen-e-kapshtices-147273" }