Festat e fundvitit mbërrijnë tek ‘Fish City’, mes dhuratave Gjergj Luca falenderon punëtoret: Jam emocionuar me fisnikërinë tuaj (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 29-12-2019 Festat e fundvitit mbërrijnë tek ‘Fish City’, mes dhuratave Gjergj Luca falenderon punëtoret: Jam emocionuar me fisnikërinë tuaj (VIDEO)

Festat e fundvitit kanë mbërritur edhe në Rozafa Fish City (Qyteti i Peshkut), që ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Elbasanit, ndërtuar rrëzë një kodre mes artit dhe historisë.

Drejtuesi i saj Gjergj Luca, djali i aktorit të madh Ndrec Luca ka menduar që këto ditë të jetë sa më pranë stafit duke i dhuruar lumturinë e merituar.

Ai ka organizuar një festë madhështore me muzikë dhe kërcim, ku nuk kanë munguar as dhuratat.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja dhe deputeti Taulant Balla, të cilët kanë përshëndetur nga afër punëtoret duke i inkurajuar për punën e tyre.

Ndërkohë falenderimi special për gratë dhe vajzat ka ardhur nga vetë Gjergj Luca, i cili ndër të tjera ka vlerësuar mënyrën e ndarjes së dhuratave.

‘Unë jam emocionuar nga ju gra sivjet për një gjë. Gjithmonë kam instistu dhe ju kam fol që është shumë e rëndësishme që ta ndjejmë veten si një familje. Ne për vit jemi munduar që të bëjmë peshqeshet tona, madje kur nuk kam dit se kujt do t’ja bëj peshqeshin kemi hedhur edhe llotari për frigorifera, lavatriçe, për peshqeshe të ndryshme që kemi bërë çdo vit. Sivjet unë jam I lumtur dhe i emocionum sepse vajzat e zyrës më thanë që gratë kanë vendosur vetë se kujt do t’ia japin peshqeshet dhe gratë nuk janë më xheloze me njëra-tjetrën. Por ia kanë dhënë familjeve dhe grave që kanë më shumë nevojë, që kanë më shumë fëmijë, që kanë më shumë halle. Kjo është arritja më e madhe për ne në 2019, që unë dhe të gjithë bashkë e ndjejmë veten një familje që ne kontribuojmë tek ato familje që janë më vështirë se ne ekonomikisht. Kjo është fisnikëri shumë e madhe. Ju rujt zoti dhe ju falenderoj nga zemra për këtë mirësi që keni ndarë këto peshqeshe’, u shpreh Luca.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident masiv në Golem, përplasen katër makina
Pezullimi i licensës së kompanisë 'Fly Ernest', Aviacioni Civil i bën APEL qytetarëve: Konfirmoni biletat para ditës së fluturimit »
Article Logic
Execution time: 0.012284994125366
array(1) { ["section"]=> string(137) "festat-e-fundvitit-mberrijne-tek-fish-city-mes-dhuratave-gjergj-luca-falenderon-punetoret-jam-emocionuar-me-fisnikerine-tuaj-video-190666" }