Festat e fundvitit, newsbomb.al në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

Publikuar tek: barometri, më 08:22 26-12-2017 Festat e fundvitit, newsbomb.al në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”

Newsbomb.al për festën e Krishtlindjeve vendosi të dërgojë disa dhurata të vogla dhe të kalojë disa orë të këndshme me fëmijët dhe adoleshentët e Shtëpisë së Fëmijës në Tiranë “Zyber Hallulli”.

Gjallëri dhe gëzim, këtë dinin të përcillnim më së miri vogëlushët dhe adoleshentët që takuam. Të gjithë me vrap zbritën shkallët dhe u mblodhën në dhomën e ndenjes. Ishin 31 fëmijë dhe adoleshentë. U prezantuan një nga një... por gjithësecili përpiqej ta tregonte veten më mirë se tjetri.

Grupi i vogëlushëve mezi prisnin dhuratat, dhe të njiheshin me ne. Për një moment dukej sikur ndërruam rolet, ishin ata gazetarët. Filluan të na pyesnin për punën në newsbomb dhe kështu duke i dhënë bisedës drejtime të ndryshme. Të gjithë thanë “unë mësoj më shumë”, “unë jam kryetari i grupit”. Sapo kishin ngrënë drekën e Krishtlindjeve dhe ishin të ngopur, e gati për muhabet.

Punonjëset dhe kujdestaret në “Zyber Hallulli”, këtë herë na i lanë ne në dorëzim, u ulën diku pranë dhe ndoqën bisedat. Kurioziteti ishte një nga tiparet e tyre. Pasi u njohëm mirë e mirë, diapazoni i interesit të tyre shkonte më larg.  Temë e bisedave tona u bë dhe kryeministri Edi Rama, motrat  e njohura të ekranit Luana dhe Marina Vjollca, Noizy etj. “E keni takuar ndonjëherë kryeministrin? Me të vërtetë është kaq i gjatë sa duket? Po Noizyn dhe Stresin i merrni ndonjëherë në intevistë ju?”, ishin disa nga pyetjet e të vegjëlve, të cilët prisnin përgjigje me shumë kërshëri dhe ngut. 

Kur e shikon nga jashtë  kjo shtëpi e madhe që u gjendet pranë fëmijëve në nevojë duket shumë ndryshe. Brenda është një familje e madhe, që dhuron shumë dashuri dhe kujdes. Fëmijët që janë aty i kanë prindërit dhe shkojnë shpesh i  takojnë. Prindërit i kanë sjellë aty për shkak të problemeve ekonomike dhe sociale. Shkojnë i takojnë prindërit por sërish duan të kthehen te shtëpia e madhe "Zyber Hallulli". Janë mësuar me njëri-tjetrin, të jetojnë të gjithë bashkë. Janë përshtatur me të gjitha rregullat e institucionit. Orët fluturuan pa e kuptuar. Urimet e tyre për festa ishin shumë të bukura madje dhe në anglisht. Po e mbyllim me një urim të çapkënit të ëmbël 7 vjeç, “Happy New Year...”.

Ne bëmë diçka të vogël për Krishtlindje, shkuan tek “Zyber Hallulli" mbi të gjitha me dëshirën për të njohur botën e tyre. Tanimë jemi të sigurt që do shkojmë më shpesh dhe ua sugjerojmë edhe juve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020885944366455
array(1) { ["section"]=> string(74) "festat-e-fundvitit-newsbomb-al-ne-shtepine-e-femijes-zyber-hallulli-104363" }