Festat e fundvitit, policia organizon aktivitet për fëmijët e efektivëve të rënë në krye të detyrës, Xhafaj i puth dorën vogëlushes

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 28-12-2017 Festat e fundvitit, policia organizon aktivitet për fëmijët e efektivëve të rënë në krye të detyrës, Xhafaj i puth dorën vogëlushes

Me rastin e festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, organizoi një aktivitet festiv për fëmijët dhe familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishin pranë këtyre familjeve dhe fëmijëve të tyre. Ministri Xhafaj duke uruar familjarët e Dëshmorëve të Policisë për festat e fundvitit, garantoi mbështetjen e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë për to. Ai deklaroi se për vitin e ardhshëm do të merren masa shtesë në trajtimin e kësaj kategorie.

''Është në detyrimin tonë për t'ua bërë jetën juve shumë më të lehtë dhe në mënyrë të veçantë këtyre fëmijëve të mrekullueshëm, prindërit e të cilëve kanë bërë një akt sublim në jetë. Nuk janë sot këtu, pikërisht për të mbrojtur jetë, për t'i bërë jetët e të gjithëve dhe jo vetëm të fëmijëve të tyre shumë më të sigurt. Gjatë vitit që vjen ne do të marim disa masa shtesë, ndër masat mbështetëse që janë marrë, që unë besoj që do i vijnë më shumë në ndihmë familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës dhe në mënyrë të veçantë fëmijëve të tyre për t'jua bërë jetën edhe më të lehtë, edhe më të mirë edhe më të bukur'', theksoi ministri Xhafaj. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako duke vlerësuar sakrificën e bërë, deklaroi se një pjesë e fëmijëve të policëve të vrarë kanë ndjekur ëndrrën e familjarëve të tyre.

''Në vëmendje të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit ka qenë dhe mbetet kurdoherë trajtimi familjeve dhe fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës. Pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit është bërë një numër i kënaqshëm punonjësish policie nga familjet tuaja, ndër të cilët, 9 punonjës policie vazhdojë ende studimet në kolegjet e policisë dhe 13 të tjerë kanë dalë dhe vazhdojnë punën normal duke kontribuar për sigurinë dhe rendin'' shtoi Çako.

Nën atmosferën festive të krijuar nga 'Albanianrobots' u bë dhe shpërndarja e pakove me dhurata të ofruara nga kompani dhe organizata për familjarët dhe fëmijët e të rënëve të policisë në krye të detyrës: si Fondacioni SFI, Jumbo, Shendident, Vodafone, Sigal dhe Coca Cola.

Po ashtu për 60 fëmijë  u shpërndanë nga 20.000 lekë të reja, si dhe për 225 familje të Dëshmorëve të Policisë u shpërndanë nga 10.000 lekë të reja, kontribut më së shumti i vetë punonjësve të Policisë së Shtetit, për familjet e kolegëve të tyre, si dhe i kompanive: Ansig, EHV, Dhomës së Tregtisë e Industrisë dhe Sigal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit gjen rastin të falenderojë të gjithë kontribuesit në organizimin e këtij aktviteti festiv, duke shprehur kështu vlerësimin e tyre për punonjësit e Policisë së Shtetit, që me vetmohim i shërbyen qytetarëve të këtij vendi.

xh1.jpgxhj2.jpg

xh3.jpg

xh4.jpgxh5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033073902130127
array(1) { ["section"]=> string(136) "festat-e-fundvitit-policia-organizon-aktivitet-per-femijet-e-efektiveve-te-rene-ne-krye-te-detyres-xhafaj-i-puth-doren-vogelushes-104644" }