Festë e madhe për titullin kampion, lojtarët dhe tifozët e Tiranës mblidhen në 'Selman Stërmasi' (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 23:50 20-07-2020 Festë e madhe për titullin kampion, lojtarët dhe tifozët e Tiranës mblidhen në 'Selman Stërmasi' (VIDEO)

Tirana fitoi dje titullin kampion të Superligës për herë të 25-të në historinë e saj. Gëzimi te bardheblutë është i madh, pas një sezoni të gjatë e të mundimshëm.

Siç duket në një video në instastory të lojtarit Albi Doka, futbollistët dhe tifozët po festojnë sonte në ”Selman Stërmasi”.  Krahas festës për titullin, po përgatitet edhe videoklipi në kuadër të 100-vjetorit.

 Atmosfera është e zjarrtë, me flamujt që valëviten lart dhe muzikën elektrizuese. Kujtojmë që natën e kaluar ishin tifozët të cilët ”pushtuan” rrugët e Tiranës menjëherë sapo përfundoi takimi Vllaznia-Kukësi (1-0).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009810209274292
array(1) { ["section"]=> string(106) "feste-e-madhe-per-titullin-kampion-lojtaret-dhe-tifozet-e-tiranes-mblidhen-ne-selman-stermasi-video-214433" }