Festë, muzikë, art, lule e ballokume... Zbuloni ç’po ndodh tani në Tiranë (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:03 14-03-2017

Festime të mëdha, muzikë, art, lojëra, lule dhe ballokume...

Është kjo panorama që ofron paraditen e sotme kryeqyteti, nga aktivitetet e shumta të organizuar nga drejtoresha e përgjithshme në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, në kudar të ditës së verës.

Përmes këtyre fotove dhe videos, dukshëm aktivitetet e njoftuara prej saj një ditë më parë po realizohen ashtu siç ishin planifikuar, në një ditë me diell të ngrohtë si kjo e sotmja. Aktivitetet janë shtrirë në 6 pika kryesore të Tiranës për të gjitha grupmoshat. Ato kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Aktivitet janë përqëndruar tek Pazari i Ri, Liqeni Artificial, bulevardi Dëshmorët e Kombit, në bllok, Piramida dhe sheshi Nënë Tereza.

Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që po zhvillohen në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës. Lulet dhe ballokumet të cilësuara si simboli i kësaj dite i pikas në çdo cep të rrugëve.

Risi është panari me produkte shqiptare nën kosto, i organizuar nga shoqatat e biznesit.

tr_1.jpg

 

tr.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Simbol i kulturës, Ura e Bunës shndërrohet në rrezik për kalimtarët por shikoni se ç’bëjnë vetë shkodranët
“Dëshmi shokuese për Fatmir Xhafën, ka fshehur periudhën më të zezë të jetës së tij” »
Article Logic
Execution time: 0.011005163192749
array(1) { ["section"]=> string(84) "feste-muzike-art-lule-e-ballokume-zbuloni-c-po-ndodh-tani-ne-tirane-foto-video-71837" }