Festë në Durrës, vjen anija që promovon Kupën e Botës, kryebashkiakja SAKO i dhuron ambasadorit të Katarit fanellën e Kombëtares (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 25-08-2019 Festë në Durrës, vjen anija që promovon Kupën e Botës, kryebashkiakja SAKO i dhuron ambasadorit të Katarit fanellën e Kombëtares (FOTO) Ambasadori i Katarit merr fanellën e kombëtares sonë nga kryebashkiakja Valbona Sako

Qyteti i Durrësit priti anijen ‘’Fateh Al Khair’’ ditën e sotme.

Në një ceremoni entuziaste ku ishin të pranishëm deputetë të qarkut, prefekti Roland Nasto, ambasadori i Katarit në vendin tonë Ali Bin Hamad Al-Marri dhe qindra qytetarë u festua mbërritja e velierës, e cila promovon kulturën e Katarit dhe të shteteve të rajonit të Mesdheut në kuadër të organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit ‘’Katar 2022’’.

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako priti dhe kapitenin e anijes Mohamed Yousef Al-Sada dhe ambasadorin Al-Marri, të cilëve u uroi mirëseardhjen dhe fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

‘’Hapeni dhe përçojeni lajmin e mirë për katër muaj! Besoj se kështu do të perifrazohej në shqip emri i anijes "Fateh Al Khair 4" së cilës qyteti ynë i ka hapur portin dhe portat. Unë ndihem e nderuar të mirëpres ekuipazhin e kësaj anije velierë e cila për katër muaj me rradhë do të hapë dhe përcjellë të mirën në Medhe, në Adriatik dhe në Jon, nëpër qytete me histori të lashtë qytetërimi dhe mikpritjeje, si Durrësi ynë. Ardhja juaj do të lërë shenjë në kujtesën e këtij qyteti. Unë ju uroj që ashtu si mbajtësit e pishtarit të lojërave olimpike, ashtu si marathonomakët e fitores, ta përmbushni misionin tuaj kudo që të shkoni, duke e merituar plotësisht emrin e sjellësit të mirësisë, të lundërtarëve të paqes, miqësisë e vëllazërimit të popujve’’, u shpreh Sako në fjalimin e rastit.

fanella.jpg

futboll.jpg

boterori.jpg
valbona sako.jpg


veliera.jpg

anije.jpg


FESTE.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071930885314941
array(1) { ["section"]=> string(138) "feste-ne-durres-vjen-anija-qe-promovon-kupen-e-botes-kryebashkiakja-sako-i-dhuron-ambasadorit-te-katarit-fanellen-e-kombetares-foto-176279" }