Festimet në Kosovë, Meta takon Clinton: Më tha se është e domosdoshme të…

Publikuar tek: aktualitet, më 15:28 12-06-2019 Festimet në Kosovë, Meta takon Clinton: Më tha se është e domosdoshme të…

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në Prishtinë, në ceremoninë e organizuar  për 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në këtë ceremoni Meta ka takuar dhe ish-presidentin e SHBA Bill Clinton, i cili gjithashtu ishte pjesëmarrës.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shprehet i lumtur për këtë takim. Sipas Metës, Clinton i ka thënë se  është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t'u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave.

‘Shumë i lumtur të takoja e përshëndesja përzemërsisht qytetarë të Prishtinës e mbarë Kosovës dhe të shkëmbeja me ta urimet më të ngrohta për 20-vjetorin e Çlirimit. Ashtu siç me të drejtë theksoi sot Presidenti Bill Klinton është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën, në Shqipëri dhe Kosovë, për t'u garantuar të rinjve realizimin e shpresave dhe ëndrrave, si dhe ndërtimin e së ardhmes së tyre në vendet tona’, shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010313987731934
array(1) { ["section"]=> string(77) "festimet-ne-kosove-meta-takon-clinton-me-tha-se-eshte-e-domosdoshme-te-167960" }