Festimet për Ditën e Pavarësisë, Leyla Moses-Ones: Edhe Shqipëria ashtu si Amerika u ngrit 28 vjet më parë, për një fillim të ri

Publikuar tek: aktualitet, më 20:39 11-07-2019 Festimet për Ditën e Pavarësisë, Leyla Moses-Ones: Edhe Shqipëria ashtu si Amerika u ngrit 28 vjet më parë, për një fillim të ri

E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në festimet për Ditën e Pavarësisë së Amerikës tha se edhe Shqipëria ashtu si Amerika u ngrit 28 vjet më parë, për një fillim të ri.

Moses-Ones u shpreh në fjalën e saj se historitë kombëtare të dy vendeve vazhdojnë të shpalosen ndërsa uron që këto marrëdhënie të vazhdojnë në drejtimin e duhur dhe fisnik.

'Ne amerikanët e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane… Edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka - përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik', tha ndër të tjera e ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009307861328125
array(1) { ["section"]=> string(132) "festimet-per-diten-e-pavaresise-leyla-moses-ones-edhe-shqiperia-ashtu-si-amerika-u-ngrit-28-vjet-me-pare-per-nje-fillim-te-ri-171907" }