Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës kandidat për t'u pranuar në regjistrin e praktikave më të mira të ruajtjes së trashëgimisë jomateriale UNESCO

Publikuar tek: kulture-art, më 13:06 11-10-2019 Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës kandidat për t'u pranuar në regjistrin e praktikave më të mira të ruajtjes së trashëgimisë jomateriale UNESCO Grupi isopolifonik i Gjirokastres 1968

Profesori i Universitetit  të Arteve, si dhe Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vasil Tole ka bërë me dije se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, është kandidat për tu pranuar në regjistrin e praktikave të ruajtjes së trashëgimisë jomateriale në UNESCO.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tole ka bërë publik lajmin e mirë duke shkruar se tashmë dosja e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës konsiderohet e plotë dhe është në procedurë shqyrtimi pranë UNESCO-s në Paris.

Postimi i plotë:

Si sot, Më 11 tetor 1968 u çel në qytetin muze të Gjirokastrës edicioni i parë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës-FFKGJ, festival i cili, prej atëhere shenjohet të jetë një aktivitet unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

Pas pothuajse gjysmë shekulli dhe 10 edicioneve të organizimit të tij: 1968, 1973, 1978, 1983, 1988, 1995-Berat, 2000, 2005, 2009, 2015 dhe në pritje të edicionit të rradhës më 2020, me nismë dhe propozim të Akademisë së Artit dhe Trashëgimisë ODEA (ëëë.odeacademy.org) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës (ëëë.kultura.gov.al), Akademisë së Shkencave (ëëë.akad.gov.al), Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, Arkivit Shtetëror të Filmit, pushtetit vendor në Gjirokastër, Akademisë së Studimeve Albanologjike-ASA etj, u përgatit dhe u depozitua praktika përkatëse për regjistrimin e FFKGJ në REGJISTRIN E PRAKTIKAVE MË TË MIRA TË UNESCO-s PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË JOMATERIALE.

Në këtë regjistër botëror pranohen aktivitete dhe organizime nga vende të ndryshme të cilat dëshmojnë se kanë shërbyer për një kohë të gjatë si faktorë esencialë në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore.

Tashmë dosja konsiderohet e plotë dhe është në procedurë shqyrtimi pranë UNESCO-s në Paris. Dosja përmban Formularin e Aplikimit, Filmin Dokumentar 10 min kushtuar FFKGJ, 10 fotografi si dhe mbështetjen me shkrim të institucioneve, personaliteteve të vendit dhe të huaja dhe të komunitetit nga e gjithë Shqipëria.

Shkoftë mbarë deri në fund!

Falenderimet shkojnë për të gjithë ata që punuan fuqimisht për këtë qëllim të cilët po i TAG në këtë postim.

gjiroo.jpg

nation.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043377876281738
array(1) { ["section"]=> string(160) "festivali-folklorik-kombetar-i-gjirokastres-kandidat-per-t-u-pranuar-ne-regjistrin-e-praktikave-me-te-mira-te-ruajtjes-se-trashegimise-jomateriale-unesco-181649" }