Festivali i Filmit në Kanë shtyhet deri në fund të qershorit, shkak koronavirusi

Publikuar tek: kulture-art, më 22:24 19-03-2020 Festivali i Filmit në Kanë shtyhet deri në fund të qershorit, shkak koronavirusi

Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë në Francë më në fund shtynë ngjarjen dy-javore të kinemasë europiane deri në fund të qershorit.

"Festivali, i planifikuar fillimisht nga 12 deri në 23 maj, është zhvendosur deri në fund të qershorit, por mund të shtyhet edhe më tej", njoftuan organizatorët të enjten, pasi Franca është izoluar dhe numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 372.

"Në këtë kohë krize globale shëndetësore, mendimet tona shkojnë te viktimat e Covid-19 dhe ne shprehim solidaritetin tonë për të gjithë ata që janë duke luftuar sëmundjen," tha festivali në një deklaratë.

Kana, ndoshta ngjarja me profilin më të lartë në kinemanë botërore, nuk është shtyrë asnjëherë që nga fillimi i saj i parë në 1946, megjithëse u anulua në vitin 1968 për shkak të trazirave të studentëve në Francë.

Vendi është goditur shumë nga koronavirusi, pas Italisë dhe Spanjës, ajo ka shumicën e rasteve, me 10,995 që nga e enjtja. Numri i vdekjeve u rrit 41% më shumë një ditë më parë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009321928024292
array(1) { ["section"]=> string(86) "festivali-i-filmit-ne-kane-shtyhet-deri-ne-fund-te-qershorit-shkak-koronavirusi-199317" }