Festivali i Venecias, ‘Joker’ shpallet filmi më i mirë

Publikuar tek: kulture-art, më 21:32 08-09-2019 Festivali i Venecias, ‘Joker’ shpallet filmi më i mirë Regjisori i filmit 'Joker' Todd Philips dhe aktori Joaquin Phoenix

Filmi ‘Joker’ e ka fituar çmimin kryesor në edicionin e këtij viti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Filmi i regjisorit Todd Phillips e rrëmbeu Luanin e Artë në kategorinë për filmin më të mirë.

Projekti me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 4 tetori, ndërsa protagonist e ka armikun kryesor të Batmanit, Jokerin.

Phoenix i ka dhënë karakterit negative të Jokerit një fytyrë të re, pas Jared Letos në filmin ‘Suicide Squad’ dhe Heath Ledgerit në filmin ‘The Dark Knight’, të cilët e kanë luajtur këtë personazh më herët.

Edicioni i 76-të i Festivalit të Venecias, festivali më i vjetër botëror i filmit, është mbajtur në periudhën 28 gusht – 7 shtator.

ToddJoaqim1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073599815368652
array(1) { ["section"]=> string(58) "festivali-i-venecias-joker-shpallet-filmi-me-i-mire-177763" }