Festivali Rozë, Manastirliu bën bashkë ministret gra për një kauzë të rëndësishme

Publikuar tek: politike, më 21:45 20-10-2019 Festivali Rozë, Manastirliu bën bashkë ministret gra për një kauzë të rëndësishme

Mbrëmjen e së Dielës, Ministria e Shëndetësisë organizoi Festivalin Rozë, një aktivitet me pjesemarrje të gjerë për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit. Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, shoqëruar nga balerinat e vogla performuan me “Arrethyesin” ndërsa këngëtarja Marsela Çibukaj këndoi live, duke ju bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë “Tetori Rozë” për luftën kundër kancerit të gjirit.

Duke theksuar rëndësinë e programeve të parandalimit, Ministrja Manastirliu tha se do të nisë nga viti i ardhshëm programi kombëtar i konsoliduar për depistimin e kancerit të gjirit, duke e bërë mamografinë, shërbim të detyrueshëm për gratë + 50 vjeç.

Jonilda Mehmeti, një nënë e re e cila po lufton me sëmundjen e rëndë, bëri apel për çdo grua të bëjë kontrollet në kohë, sepse të shpëton jetën. “Ndonjeherë ne gratë neglizhojme veten por e kemi për detyrë të kontrollohemi sepse edhe nëse për veten nuk bëjmë kujdes, duhet ta bëjmë për fëmijët tanë, që të kenë mundësi të rriten me nënën pranë”, tha 34 vjeçarja.

Festivali rozë pati pjesemarrje të gjerë, mes tyre ju bashkuan Ministres Manastirliu edhe Ministret Elva Margariti dhe Etilda Gjonaj.

cdgfhdfghdtrheh4h.jpg

fghfrghrth5h.jpg

fgdgerh4hdfgdfg.jpg

fggftreg45g4g.jpg

hjtrhjy5ryju45rj4r5thj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074350833892822
array(1) { ["section"]=> string(87) "festivali-roze-manastirliu-ben-bashke-ministret-gra-per-nje-kauze-te-rendesishme-182829" }