Feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë i regjisorit Kulla për artistin e mirënjohur Rikard Ljarja

Publikuar tek: kulture-art, më 20:33 01-04-2020 Feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë i regjisorit Kulla për artistin e mirënjohur Rikard Ljarja Artisti i mirënjohur Rikard Ljarja

Rikard Ljarja, artisti i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar feston sot 77 vjetorin e lindjes.

Rikard Ljarja ka interpretuar gati 30 role në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Filmi më i arrirë i artistit si regjisor është “Kur hapen dyert e jetës” realizuar në vitin 1986, në të cilin luajti dhe si aktor. Filmi më vonë u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiun”.

Një urim të veçantë artistit të mirënjohur i ka bërë regjisori Pëllumb Kulla, i cili e cilëson Ljarjan si një ndër yjet më të ndritshëm të kinematografisë së re shqiptare.

Në kushte vetëizolimi për shkak të koronavirusit, Kulla shkruan “Unë dhe ime shoqe Xhuljeta në këto ditë ngujimi të paprovuara ndonjëherë, pikërisht për këtë veçanti e kemi festë sonte. Gotat tona do të trokasin për shëndetin e artistit të madh, që të ketë jetë të gjatë dhe shëndet, si dhe për gëzimin e Marjetës, gjithë familjes Ljarja dhe tërë simpatizantëve në universin e shqiptarëve!”

Disa nga filmat në të cilët Rikard Ljarja ka dhënë debutin e tij si aktor janë: “Komisari i dritës” me rolin e mësuesit Dritan Shkaba, “Duel i heshtur” me rolin e Skënder Gurit, “Rrugicat që kërkonin diell” me rolin e Gaqo tipografit etj. Ndërkohë, pas viteve 90’ është zhvendosur pranë krijimtarisë si dramaturg.

URIMI I PLOTË I PËLLUMB KULLËS PËR DITËLINDJEN E 77-TË TË RIKARD LJARJAS:

GËZUAR DITËLINDJEN RIKARD LJARJA!

Urime të ngrohta, të shtrenjtit Rikard Ljarja, njërit nga yjet më të ndritshëm të kinematografisë së re shqiptare.

Shfaqja e këtij ylli në ekranin e kinemave tona ishte një njgjarje e shënuar. Ngjitja e tij në kupë të qiellit të artit të kinemasë solli një dritë të pandjerë deri atëherë. Artisti i ri fitoi zemrat e spektatorëve anekënd trojeve shqiptare. Heronjtë e tij – dhe gjerdani i tij tashmë përmban vetëm kryerole - ishin mishëruar në një staturë fizike të hijëshme dhe lëviznin si njerëz realë si kurrë më parë, tokësorë, të afërt. Zëri i tij i ngrohtë ka sjellë e lënë një timbër që nuk harrohet kollaj.

Unë dhe ime shoqe Xhuljeta në këto ditë ngujimi të paprovuara ndonjëherë, pikërisht për këtë veçanti e kemi festë sonte. Gotat tona do të trokasin për shëndetin e artistit të madh, që të ketë jetë të gjatë dhe shëndet, si dhe për gëzimin e Marjetës, gjithë familjes Ljarja dhe tërë simpatizantëve në universin e shqiptarëve!

Të paçim Rikard!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094308853149414
array(1) { ["section"]=> string(104) "feston-sot-ditelindjen-urimi-i-vecante-i-regjisorit-kulla-per-artistin-e-mirenjohur-rikard-ljarja-200976" }