Fevziu bën deklaratën e fortë: Duhet të ikë qeveria

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 19-10-2019 Fevziu bën deklaratën e fortë: Duhet të ikë qeveria

Moderatori Blendi Fevziu, si njohës i mirë i situatës politike në vend ka treguar tre ndryshimet që duhet të ndodhin në këtë qeverisje.

I pyetur nga Luana Vjollca, Fevziu është shprehur se ndryshimi i parë dhe më i mirë do të ishte të ikte qeveria, sepse në këtë formë do të krijonte një rrotacion.

Ndërsa ndryshimet e tjera lidhen me liderin që do të jetë në krye, i cili sipas moderatorit duhet të ketë besimin absolut të shqiptarëve dhe të mendojë më shumë për vendin sesa për karrierën.

Pyetje: Më thuaj 3 ndryshimet që duhet të ndodhin në këtë qeverisje?

Fevziu: Do bënte shumë mirë të ikte qeveria që do ishte ndryshimi më i mirë se do krijonte një rrotacion. E dyta do ishte shumë mirë që ai që do vinte të kishte besimin absolut të shqiptarëve, dhe e treta ky vend duhet të ketë një lloj perspektive në një moment që të dyja palët do mendojnë më shumë per vendin sesa për karrierën e tyre brenda partisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072948932647705
array(1) { ["section"]=> string(57) "fevziu-ben-deklaraten-e-forte-duhet-te-ike-qeveria-182734" }