Fevziu e denoncoi mbrëmë si të dënuar për KONTRABANDË! Flet për NEWSBOMB kryebashkiaku i PS: Ia ktheva përgjigjen (Gazetari ia le 'seen')

Publikuar tek: politike, më 11:33 17-01-2020 Fevziu e denoncoi mbrëmë si të dënuar për KONTRABANDË! Flet për NEWSBOMB kryebashkiaku i PS: Ia ktheva përgjigjen (Gazetari ia le 'seen') Fevziu-Xhakolli

Moderatori i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu, ditën e djeshme, referuar një denoncuesi anonim, zbuloi se një tjetër kryebashkiak i PS rezulton i dënuar.

Sipas denoncimit të Fevziut, kryebashkiaku që dikur ka punuar si doganier është ndaluar nga policia për kontrabandë.

“Zoti Fevziu ju përshëndes kam diçka me interes për kryetarin e Bashkisë… më jep dhe emrin…ka punuar doganier nga viti 1992deri në vitin 2005 në filan vend. Në nëntor-dhjetor 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë është ndaluar së bashku me filanin, doganier filanin kontrollor filanin, polic filanin dhe ky pesoni. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka o në arkivin e prokurorisë o në polici. Në formularin e dekriminalizimit nuk e ka deklaruar, ka ndryshuar edhe emrin bashkë me mbiemrin nga filani e ka bërë filani… Dhe më ka çuar dhe formularin”, tha Fevziu mbrëmë.

Dhe është fjala pikërisht për kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli, raporton newsbomb.al.

Newsbomb.al kontaktoi me Xhakollin por ky i fundit tha se ‘nuk dëshiron të merret me këtë histori’ ndërsa theksoi se denoncimi është tërësisht i pavërtetë.

“Ia ktheva mbrëmë përgjigjen Fevziut, jo publikisht, me sms”, tha Xhakolli i pyetur nga gazetarja e newsbomb.al.

Kryebashkiaku i Pogradecit vendosi mos zbulojë përmbajtjen e mesazhit privat për moderatorin por i pyetur nga gazetarja nëse e mori një përgjigje prej tij, ai tha “JO”.

“Ai duhet ta përgënjeshtrojë”, u shpreh më tej Xhakolli referuar Fevziut i cili mesa duket ia ka lënë “seen” kryebashkiakut. / newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23800206184387
array(1) { ["section"]=> string(138) "fevziu-e-denoncoi-mbreme-si-te-denuar-per-kontrabande-flet-per-newsbomb-kryebashkiaku-i-ps-ia-ktheva-pergjigjen-gazetari-ia-le-seen-192346" }