Një video e postuar nga “Dua të të bëj të lumtur” për puntatën e ardhshme, ka treguar që i ftuari special i kësaj jave do të jetë moderatori shqiptar, Blendi Fevziu.
Në sekuencën e shkurtër, Fevziu duket se do të rrëfejë para të gjithëve fragmente nga jeta e tij, kujtime të cilat duket se e kanë përlotur atë.
“Unë e kam nisur jetën krejtësish i vetëm që 12 vjeç…” ka thënë ai në një ndër të rrallat herë ku Fevziu tregon të shkuarën e tij.