Fevziu “thumbon” drejtpërdrejt në emision Ballën dhe Bregun, por ja si reagojnë deputetët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:14 24-03-2016 Fevziu “thumbon” drejtpërdrejt në emision Ballën dhe Bregun, por ja si reagojnë deputetët

Deputeti i PS, Taulant Balla dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu, kanë qenë të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar për fushatën elektorale të kandidatit Donald Trump në SHBA.

Gjatë kohës që analizohej sjellja e Trump, moderatori Blendi Fevziu ka “thumbuar” në mënyrë të drejtpërdrejtë Ballën dhe Bregun. “Po pse, Majlinda duhet të këndojë për të fituar vota dhe Taulanti t’i bjeri dajres?”-, pyeti ironikisht Fevziu.

Në fushatën e vitit 2013, Partia Demokratike u kritikua për këngëtarët e shumtë që mblodhi rreth vetes, me të cilët bënte fushatë dhe kërkonte të tërhiqte sa më shumë njerëz, ndërsa jo pak e kritikuar ishte edhe video e Edi Ramës duke i rënë dajres në autobus.

Megjithatë, deputetët kanë reaguar shkurtimisht ndaj Fevziut. “Ne nuk jemi këtu si deputet”, tha Balla, ndërsa Bregu iu drejtua Fevziut: “Nëse ti bëhesh si Ardit Gjebrea”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031766891479492
array(1) { ["section"]=> string(92) "fevziu-thumbon-drejtperdrejt-ne-emision-ballen-dhe-bregun-por-ja-si-reagojne-deputetet-35863" }