Fibank Albania – Rezultate shumë pozitive financiare për gjysmën e parë të vitit 2018

Publikuar tek: ekonomi, më 10:07 18-08-2018 Fibank Albania – Rezultate shumë pozitive financiare për gjysmën e parë të vitit 2018 FiBank

Fibank Albania vazhdon të shënojë rezultate mbresëlënëse sipas të dhënave të sistemit bankar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

 

Rezultatet financiare të sistemit bankar shqiptar deri më 30 qershor 2018 treguan se Fibank Albania vazhdon ecurine e saj shume pozitive dhe renditet e para në treguesit e efektivitetit, Kthimit ngaAktivet dhe Kthimin mbi Kapitalin, (RoA & RoI).

Te dhenat tregojne se Fibank Albania shënoi 20% rritje neto te kredive ndaj biznesit dhe individëve dhe 10% rritje te totalit të aktiveve dhe depozitave ndaj klientëve, nder me te lartat ne sistemin bankar vendas. Gjithashtu është banka e vetme që po zgjeron rrjetin ne kete periudhe dhe këto arritje janë në vijim të treguesve të shkëlqyer financiarë të arritur në vitin 2017, qe eshte nje tregues i qarte i përkushtimitte fortë të Grupit Fibank në tregun shqiptar.

"Ne prisnim një vazhdim të zhvillimeve pozitive dhe punuam intensivisht për të arritur këto rezultate - thoteDrejtori Ekzekutiv i Fibank, z. Bozhidar Todorov - Ne synojmë që viti 2018 të jetë edhe më mirë se 2017, viti ynë më i mirë deri më tani, dhe kjo është e bazuar në përpjekjet tona të përditshme në të gjitha drejtimet e mundshme".

Çdo klient potencial do të gjejë tek skuadra e përkushtuar e Fibank dedikimin për të krijuar një bashkëpunim të frytshem dhe avantazhe reciproke për një marrëdhënie afatgjatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007066011428833
array(1) { ["section"]=> string(90) "fibank-albania-rezultate-shume-pozitive-financiare-per-gjysmen-e-pare-te-vitit-2018-131468" }