Fibank sponsorizon krijimin e qendrës sociale “MamiCare” dhe festën për shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 28-12-2019 Fibank sponsorizon krijimin e qendrës sociale “MamiCare” dhe festën për shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”

Ne kuader te aktiviteteve te pergjegjshmerise sociale dhe ndikimit pozitiv ne komunitet, Fibank ka sponsorizuar projektin e qendrës së parë sociale të quajtur MamiCare për nënat dhe të porsalindurit e tyre në kryeqytet.

Qendra MamiCare është një hapësirë ​​ku prindërit e rinj dhe të ardhshëm mund të zhvillojnë aftësi të prindërimit falë trajnimeve speciale dhe aktiviteteve argëtuese.

Në fjalimin e tij gjatë inaugurimit të qendrës, drejtori i përgjithshëm i Fibank, Z. Bozhidar Todorov u shpreh: “Në një pikë të caktuar të jetës njerëzit fillojnë të kërkojnë kuptimin e saj! Nëna Natyrë e përcaktoi që kuptimi të jenë fëmijët! Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës ka ndermarre nje mision fisnik te ndihmoje nënat dhe fëmijët e tyre të kalojnë fillimin sfidues të një jete të re duke na frymëzuar për të kontribuar në këtë drejtim duke u bërë pjesë e një kauze kaq fisnike!”

Fibank mbështet ne menyre aktive zhvillimin social ekonomik të vendit përmes programeve të ndryshme ne fushen e pergjegjesise sociale dhe kulturore. Kjo sipërmarrje sociale menaxhohet nga Fondacioni Spitalor Nëna dhe Fëmija, një organizatë që mbështet maternitetet në të gjithë vendin, për të siguruar kushte të favorshme jetese për të porsalindurit dhe nënat në vështirësi financiare. Specialistët e kësaj fushe do të japin klasa prenatale, ushtrime fizike dhe do të krijojnë grupe mbështetëse për gratë shtatzëna. Mjedisi komod eshte gjithashtu ne funksion te nenave e femijeve ne nevoje per aktivitete te ndryshme ne favor te tyre.

Kete fundvit, ne kete qender u organizua edhe festa per Shtepine e Femijeve “Zyber Hallulli” ne te cilen u argetuan si femijet edhe te rriturit qe moren pjese. Edhe kjo feste bashke me dhuratat e femijeve u mundesuan nga Fibank fale bashkepunimit te ngushte me qendren MamiCare.

DSC_1579.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndihmoi për lirimin e Alvin Berishës nga kampi në Siri, Lleshaj i jep medaljen ‘Mirënjohje publike’ Konsullit të Shqipërisë në Liban
I shoqëruar nga Çuçi dhe Vodo, Rama inspekton punimet e pallatit që po rikonstrukturohet në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.013578176498413
array(1) { ["section"]=> string(111) "fibank-sponsorizon-krijimin-e-qendres-sociale-mamicare-dhe-festen-per-shtepine-e-femijeve-zyber-hallulli-190578" }