Fico sqaron infektimin e Piperos pas vaksinimit kundër Covid: Është një fenomen i njohur, antitrupat krijohen pas…(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 27-01-2021 Fico sqaron infektimin e Piperos pas vaksinimit kundër Covid: Është një fenomen i njohur, antitrupat krijohen pas…(E PLOTË)

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka folur në lidhje me infektimin e Pëllumb Piperos, pas vaksinimit kundër koronavirusit.

Fico tha se njeri është i mbrojtur kur merr dozën e dytë të koronavirusit, Ajo u shpreh se trupi i njeriut nis të krijojë antitrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë kundër koronavirirusit.

“Është një fenomen i njohur, por që nuk cenon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë.

Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico për “news24".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rakip Suli padit në SPAK ish-kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, ja për se e akuzon
“Salillari” gërryen shtratin e lumit dhe mbush kamionët me zhavorr, Ura e Zogut “s’mban më” »
Article Logic
Execution time: 0.011762142181396
array(1) { ["section"]=> string(126) "fico-sqaron-infektimin-e-piperos-pas-vaksinimit-kunder-covid-eshte-nje-fenomen-i-njohur-antitrupat-krijohen-pas-e-plote-236608" }