Fier, arrestohet në flagrancë 28 vjeçari me 22 doza lëndë narkotike

Publikuar tek: aktualitet, më 13:39 13-05-2017 Fier, arrestohet në flagrancë 28 vjeçari me 22 doza lëndë narkotike

Arrestohet në flagrancë 28 vjeçari nga Fieri me 22 doza lëndë narkotike heroinë.

Në bazë të një hetimi një mujor dhe punës së mirëorganizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacionin antidrogë i koduar "Red 2".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Elvir Kananaj, 28 vjeç, banues në lagjen "Afrimi i Ri" Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit Elvir Kananaj i'u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës" parashikuar nga Nenet 283 dhe 286 të Kodit Penal.

56565.jpg

2345556.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këndi i 16-të i lojërave për fëmijë te Pallati me Shigjeta, Veliaj: Qyteti ka një “pajë” për gjeneratën e ardhshme
Zbulohet urdhri i ministrit Xhafaj për kordonin e policëve në Bulevard gjatë protestës »
Article Logic
Execution time: 0.012477874755859
array(1) { ["section"]=> string(72) "fier-arrestohet-ne-flagrance-28-vjecari-me-22-doza-lende-narkotike-78525" }