Biznesmeni Agur Aburramani, 55 vjeç, është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar pa leje.
55 vjeçari, pronar i firmës “Mulliri i Artë” (një fabrikë mielli) ishte duke ndërtuar një ambjent prej 250 m2 pa leje, por ka rënë shpejt në prangat e policisë. Ambjenti që 55 vjeçari po ndërtonte rezultoi mos kishte lejen e posaçme. Mbi Abdurramanin rëndon akuza e “ndërtimit të paligjshëm”.
Pas kësaj ka reaguar menjëherë Biznes Albania që e ka quajtur këtë arrestim të nxituar dhe të pajustifikuar. Sipas biznes Albania këto veprime dëmtojnë partneritetin në biznes.