Trupi i pajetë i një personi është gjetur i hedhur në një kosh plehrash në qytetin e Fierit.
Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa viktima është identifikuar si 82-vjeçari Nevruz Nikometaj me banim në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit. Viktima ishte mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.