Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana arreston 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në bazë të operacionit të koduar "Driver" në pranga ra Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiki i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".
Ndalimi i shtetasit Mikel (Enea) Hyka, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit: -Alket Doko, 42 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 14.02.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Kadri Hoxha, 68 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 03.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.