Fier, kompania e kontraktuar nga Bashkia abuzon me parkingjet, Prokuroria nis hetimet

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 23-06-2015 Fier, kompania e kontraktuar nga Bashkia abuzon me parkingjet, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për kompaninë “International Parking 2011”, e kontraktuar nga Bashkia për të menaxhuar parkingjet por që sipas shumë dëshmive të qytetarëve si dhe hetimeve nga Prokuroria, ka shpërdoruar detyrën duke abuzuar me gjobat për një numër të lartë qytetarësh për parkim të gabuar.

Por edhe pse aktualisht 8 persona, 6 prej të cilëve janë punonjës të kompanisë, janë në gjykim, kompania “International Parking 2011” vijon të abuzojë me detyrën për të cilën është kontraktuar nga Bashkia Fier duke vendosur gjoba në mënyrë arrogante kundrejt shoferëve, si dhe duke u sekuestruar makinat, çka më pas u kushton atyre rreth 10 deri në 13 mijë lekë të reja për t’i zhbllokuar. Për këto arsye, Prokuroria ka bërë sekuestrimin e disa karoatrecëve në pronësi të kompanisë.

Për këto fakte, aktualisht janë në gjykim 8 persona, 6 prej të cilëve drejtues dhe punonjës të kompanisë private dhe dy zyrtarë të bashkisë Fier, përgjegjës për zbatimin e kontratës ndërmjet Bashkisë dhe kompanisë.

Gjithësesi, pavarësisht se kjo çështje është në gjykim për shkak të abuzimit të kompanisë, sërish kjo shoqëri private vijon me paligjshmërinë në të njëjtën mënyrë si më parë. Nga hetimi ka rezultuar se babai i administratorit të kompanisë, shtetasi F. Kajolli, vijon të urdhërojë punonjësit e tij që të arkëtojnë minimumi nga 30-50 mijë lekë të reja në ditë dhe për të realizuar këtë kuotë të gjejnë ata mënyrat e nevojshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turp! Shtabi i Dakos shpërndan një fletë votimi ku Grida Duma konsiderohet…Kurvë
Tenton të hyjë me forcë në KZAZ, ndalohet nga OSBE vëzhguesi i PS në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.012269020080566
array(1) { ["section"]=> string(89) "fier-kompania-e-kontraktuar-nga-bashkia-abuzon-me-parkingjet-prokuroria-nis-hetimet-14461" }