Një punonjës i policisë është plagosur në fshatin Portez të qytetit të Fierit. Afrim Allkaj, 47 vjeç, është plagosur me thikë nga fqinji i tij, Ervin Zyla, 40 vjeç. Në momentin e plagosjes, Allkaj ndodhej jashtë shërbimit dhe mendohet se grindja ka ndodhur për motive personale.
47 vjeçari është transportuar drejt spitalit të Fierit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.