Vijojnë aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Fierit. Ndërhyrja e Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është përqëndruar sot në brendësi të qytetit, në ditën e tretë të këtij aksioni.
INUK ka shembur dhjetra objekte të ndërtuara vitet e fundit. Inspektorati Ndërtimor ka kërkuar mbështetjen e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Fier, si dhe mbështetjen e Repartit te Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të shmangur çdo konflikt të mundshëm me banorët. INUK do të vazhdojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në ditët në vijim në zonën e Velipojës, Shëngjinit, Vlorës, Orikumit, Himarës, Lukovës, Sarandës, Ksamilit dhe Durrësit.