Një magazinë me mallra të skaduara është zbuluar sot në qytetin e Fierit. Magazina është zbuluar nga Sektori i Antikrimit Ekonomik.
Mësohet se në magazinën me sipërfaqe prej 300 m2, u gjetën mallra të skaduara të cilave u hiqej etiketa e skadencës dhe ri-stampoheshin sërisht.
Nga aksioni i policisë janë arrestuar dy vëllezërit pronarë të magazinës, Besim dhe Bujar Tupi. Malltar e skaduara pasi ristampoheshin, dërgoheshin në qytete të tjera të vendit.