Digjet magazina e mallrave të skaduara, dyshime për zhdukje provash

Publikuar tek: aktualitet, më 10:03 06-02-2015 Digjet magazina e mallrave të skaduara, dyshime për zhdukje provash

Magazina e sekuestruar një ditë më parë nga Policia e Fierit është pëfshirë nga flakët këtë mëngjes, duke shtuar dyshimet se dikush ka tentuar të zhdukë provat, pasi dje janë arrestuar edhe pronarët që falsifikonin etiketat mbi produktet. Magazina është shkrumbuar tërësisht, duke mos lënë asnjë gjurmë të mallrave të sekuestruara.

Magazina me mallra të skaduara u zbulua dje në qytetin e Fierit. Magazina është zbuluar nga Sektori i Antikrimit Ekonomik.

Në magazinën me sipërfaqe prej 300 m2, u gjetën mallra të skaduara, të cilave u hiqej etiketa e skadencës dhe ri-stampoheshin sërisht.

Nga aksioni i policisë janë arrestuar dy vëllezërit pronarë të magazinës, Besim dhe Bujar Tupi. Mallrat e skaduara pasi ristampoheshin, dërgoheshin në qytete të tjera të vendit.

Magazina e zbuluar me mallra të skaduara, ditën e djeshme në Fier

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpëtim Gjika transportohet drejt Tiranës, është rënduar gjendja shëndetësore
Gropa mes Kavajës, kreu i Bashkisë Roshi: Asnjë rrezik, ishte pusetë e ujrave të zeza »
Article Logic
Execution time: 0.011910915374756
array(1) { ["section"]=> string(49) "fier-zbulohet-magazina-me-mallra-te-skaduara-2491" }