Fierakët nuk harrojnë ditëlindjen e ish-kryetarit Baftjar Zeqaj, si kaloi inxhinieri i naftës drejt politikës me themelimin e PS në Fier

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:08 17-01-2020 Fierakët nuk harrojnë ditëlindjen e ish-kryetarit Baftjar Zeqaj, si kaloi inxhinieri i naftës drejt politikës me themelimin e PS në Fier Ne foto- Baftjar Zeqaj Antoneta Dhima, dhe zv.ministri I Mbrojtjes Petro Koçi.

Fierakët nuk harrojnë. Sidomos ata që kanë punuar me ish-kryetarin e Bashkisë së Fierit për tre mandate me radhë, Baftjar Zeqaj, që edhe pse nuk është më aktiv në qeverisje, mbahet mend për punët e mira dhe organizimin e socialistëve në qarkun Fier, hambarin e votave të PS.

Të parët që e kanë uruar që në mëngjes është deputetja e Fierit Antoneta Dhima, dhe zv.ministri I Mbrojtjes Petro Koçi.

Zeqaj, përpara se të kryente detyrën e kryetarit të Bashkisë ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Patos, Prefekt I Fierit dhe që në vitin 1991, kryetar i Partisë Socialiste të këtij qyteti.

Dhe në fillimet e veta, PS kërkoi më të mirët, ndaj zgjodhi inxhinierin më të mirë të Naftës që kishte në vend, ish-studentin ekselent për ta përfshirë në radhët e saj. E më shumë se për politikën, ai shquhet për punët e tij në inxhinierinë e naftës dhe gazit, pas përfundimit të Fakultetit të Gjeologji – Miniera, dega Gjeologji Nafte.

Prej pesë vjetësh kryen detyrën e anëtarit të Asamblesë së PS, dhe me reputacion mes popullit të Fierit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067567825317383
array(1) { ["section"]=> string(142) "fieraket-nuk-harrojne-ditelindjen-e-ish-kryetarit-baftjar-zeqaj-si-kaloi-inxhinieri-i-naftes-drejt-politikes-me-themelimin-e-ps-ne-fier-192341" }