Policia ka arrestuar një person që ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas policisë, Dritan Resulaj, 40 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka goditur me grushta babain e tij, shtetasin L.R, 68 vjeç. Bëhet me dije se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale Dhunë në familje parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.