Fieri dhe Vlora nën ujë, ja kur ulen prurjet e Vjosës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:19 04-02-2018 Fieri dhe Vlora nën ujë, ja kur ulen prurjet e Vjosës

Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati dhe si pasojë disa familje janë evakuar në Vlorë dhe Fier.

Sakaq, Instituti i Gjeoshkencave parashikon se Vjosa do të jetë kritike gjatë ditës së sotme dhe se do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme

IGJEUM PARSHIKON:

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në mbrëmjen e sotme (e diel, dt.04) do të ulet rreziku nga përmbytja e lumenjve. Parashikohet që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme (e hënë, dt.05).
Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO :

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 13
në vendet e ulëta: 2 / 13
në vendet malore: -6 / 7 °C.

ERA: sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me TETË FËMIJË, Mustafai tregon tmerrin e natës: Erdhi dheu dhe gati na fshiu…Edhe familja me PESË vetë e Bujarit, e rrezikuar (PAMJET NGA SHTËPITË NË DELVINË)
24 kile tritol, hidhen në erë dy objekte në Fier, ishin mbi lumin Gjanicë (PAMJET E SHPËRTHIMIT) »
Article Logic
Execution time: 0.011667966842651
array(1) { ["section"]=> string(59) "fieri-dhe-vlora-nen-uje-ja-kur-ulen-prurjet-e-vjoses-109090" }