'Fieri më prisni se po vij', ish-deputetja e LSI sfidon Ramën: Po je trim sa hiqesh, hajde se...

Publikuar tek: politike, më 19:43 27-06-2019 'Fieri më prisni se po vij', ish-deputetja e LSI sfidon Ramën: Po je trim sa hiqesh, hajde se... Pamje e kapur nga antimitingu i PD-LSI ne Fier

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sfidon kryeministrin Rama nga Fieri, pas shkrimit të këtij të fundit se po nisej me 'urgjencë' tek ta me habere të mira.

'Hajde o Rama Gangsteri, Këtu e ke Fierin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mbuluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në badyguard personal', shkruan Mehmetaj, ndërsa simpatizantë të PD dhe LSI janë organizuar duke bllokuar qendrën e qytetit si antimiting ndaj takimit të Ramës.

Më tej, Mehmetaj sfidon Ramën duke i bërë thirrje se po është aq trim sa hiqet të heqë policat dhe të përballet me fierakët.

'Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh. Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime. Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin', përmbyll ish-deputetja e LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058130025863647
array(1) { ["section"]=> string(95) "fieri-me-prisni-se-po-vij-ish-deputetja-e-lsi-sfidon-ramen-po-je-trim-sa-hiqesh-hajde-se-170048" }