Fieri në 'shtetrrethim', dronët dhe policët kontroll në çdo cep për drogë, arrestohet 27 vjeçari (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 04-06-2020 Fieri në 'shtetrrethim', dronët dhe policët kontroll në çdo cep për drogë, arrestohet 27 vjeçari (VIDEO) Pamjet e Fiert, te kapura nga droni

Fieri është zgjuar i trrethuar nga forca të ndryshme policie, të cilët me ndihmën e dronëve po monitorojnë për zonat ku mund të jetë mbjellë lëndë narkotike.

Policia e Shtetit ka njoftuar se Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se në pranga është vënë 27 vjeçari F.M në Cakran, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t'i kultivuar në tokë.

Njoftimi i Policisë:

Fier - Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t'i kultivuar në tokë.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093939304351807
array(1) { ["section"]=> string(105) "fieri-ne-shtetrrethim-dronet-dhe-policet-kontroll-ne-cdo-cep-per-droge-arrestohet-27-vjecari-video-208995" }