Fieri ‘zgjohet’ me krisma armësh, vritet në Sheq 50 vjeçari, FNSH dhe Policia blindojnë qytetin (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:22 26-10-2020 Fieri ‘zgjohet’ me krisma armësh, vritet në Sheq 50 vjeçari, FNSH dhe Policia blindojnë qytetin (EMRI) Foto ilustruese

Një 50 vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur Sheq i Madh.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ahmet Toska, mëngjesin e sotëm, në orën 06.00. Shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur Fierin nuk dihet ende.

Në ndihmë të Policisë atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe po krehin zonën për kapjen e autorit, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vranësira, kthjellime e reshje me intensitet të ulët, mësoni si do të jetë moti këtë javë (Parashikimi)
Kryeministri Rama publikon VIDEON: Ja si do hyni-dilni nga sot në Tiranë, te Sheshi Shqiponja »
Article Logic
Execution time: 0.010430812835693
array(1) { ["section"]=> string(103) "fieri-zgjohet-me-krisma-armesh-vritet-ne-sheq-50-vjecari-fnsh-dhe-policia-blindojne-qytetin-emri-225144" }