Fierza hap portat, përmbytet nën-Shkodra. Deputeti: Situatë alarmante!

Publikuar tek: aktualitet, më 21:51 04-03-2018 Fierza hap portat, përmbytet nën-Shkodra. Deputeti: Situatë alarmante!

Kanë nisur shkarkimet nga Hidrocentrali i Fierzës ndërsa situata në ultësirën e Shkodrës paraqitet alarmante.

Prurjet në Fierzë janë 1300 m3/s si pasojë e rreshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit dhe shkrirjes së dëborës. Ndërsa shkakrimi po bëhet me 400 m3/s dhe pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Më herët, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, dha alarmin lidhur me situatën e rënduar:

“Situatë alarmante në ultesirën e Shkodrës!

Rritet siperfaqja e tokës së përmbytur në Anën e Malit. Rruga që lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e tretë brenda dy muajve që këto zona përmbyten.

Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon të rritet.

Mendohet që kjo situatë ka ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit edhe pse ka mungesë të plotë informacioni”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 36-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, konsumon paracetamol
Lajm i keq për motin, ja si pritet të jetë këtë javë »
Article Logic
Execution time: 0.010607957839966
array(1) { ["section"]=> string(73) "fierza-hap-portat-permbytet-nen-shkodra-deputeti-situate-alarmante-112199" }