FIFA: Blatter dhe Platini pezullohen 8 vjet nga çdo lloj aktiviteti futbollistik

Publikuar tek: sport, më 15:02 21-12-2015 FIFA: Blatter dhe Platini pezullohen 8 vjet nga çdo lloj aktiviteti futbollistik

Joseph Blatter, president i FIFA-s nga viti 1998 dhe Michel Platini, president i UEFA-s prej vitit 2007, u pezulluan për një periudhë tetëvjeçare nga çdo lloj aktiviteti që lidhet me futbollin, bëri sot të ditur Gjykata e Brendshme e FIFA-s në vendimin e dhënë për çështjen e pagesave të diskutueshme prej 1,8 milionë euro që rëndon ndaj dy drejtuesve.

Të dy drejtuesit, deri më tani më të fuqishmit në botën e futbollit, mund të apelojnë para FIFA-s, më pas para Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit (TAS). Por kalendari i rekurseve rrezikon të pengojë Platininë të paraqitet për presidencën e FIFA-s deri më 26 shkurt.

Gjykata e Brendshme e FIFA-s vlerësoi se dy zyrtarët kanë abuzuar me postin e tyre. Platini rrezikon një gjobë prej 80 000 frangash zvicerane (74 000 euro), një shumë më e lartë se Blatter, 50 000 franga zvicerane (46 295 euro).

Në qendër të dosjes, ka një derdhje të kontestuar prej 1,8 milionë euro në vitin 2011 nga Blatter tek Platini, pa një kontratë të shkruar, për një çështje konsultimi, që daton në vitin 2002.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009976863861084
array(1) { ["section"]=> string(85) "fifa-blatter-dhe-platini-pezullohen-8-vjet-nga-cdo-lloj-aktiviteti-futbollistik-28265" }