FIFA gjobiti Shaqirin dhe Xhakën, kryebashkiaku Veliaj poston foton me Rita Orën dhe jep mesazhin

Publikuar tek: barometri, më 08:16 26-06-2018 FIFA gjobiti Shaqirin dhe Xhakën, kryebashkiaku Veliaj poston foton me Rita Orën dhe jep mesazhin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar së fundmi një foto me Rita Orën duke bërë shenjën e shqiponjës me dy krerë, teksa ka zgjedhur këtë mënyrë për t’i dërguar një mesazh FIFA-s.

 

Veliaj ka treguar se kjo mënyrë e të festuarit të gjërave i përket shqiptarëve dhe ka përgënjeshtruar kështu të gjithë zërat se një simbolikë e tillë mund të provokojë konflikt.

Ai ka sqaruar se në këtë mënyrë mund të festojë edhe këngëtarja Rita Ora, por edhe futbollisti Xherdan Shaqiri.

“E dashur FIFA, ju jeni më të mirë se kaq. Simbolika e shqiponjës, si një pëllëmbë pesëshe me gishtin e madh lart, është një mënyrë e të festuarit e shqiptarëve, si njerëz të ardhur nga Toka e Shqiponjave.

Nëse një këngëtare si Rita Ora apo një futbollist si Xherdan Shaqiri veprojnë kështu, atëherë është një shenjë festimi dhe jo konflikt”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Twitter.

FIFA vendosi mbrëmjen e sotme të mos pezullonte nga Botërori Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, por t’a kalonte ‘provokimin’ e tyre ndaj kombëtares serbe gjatë ndeshjes me Zvicrën vetëm me një gjobë prej 25 mijë frangash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019636154174805
array(1) { ["section"]=> string(103) "fifa-gjobiti-shaqirin-dhe-xhaken-kryebashkiaku-veliaj-poston-foton-me-rita-oren-dhe-jep-mesazhin-125742" }