Fifi nuk fitoi 'Këngën Magjike', Noizy shpërthen ndaj Ardit Gjebreas: E ke bërë festivalin biznes, je artist i vogël

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:04 10-12-2019 Fifi nuk fitoi 'Këngën Magjike', Noizy shpërthen ndaj Ardit Gjebreas: E ke bërë festivalin biznes, je artist i vogël

Edhe pse Noizy nuk ishte pjesë e këngëtarëve pjesëmarrës të këtij edicioni të 'Këngës Magjike', reperi ka reaguar mbi votimin e festivalit, duke mbështetur Fifin dhe ka hedhur akuza në drejtim të Ardit Gjebreas.

Në një postim në Instagram, i cili në një moment të dytë u fshi, reperi kishte publikuar një video, ku publiku brohoret emrin e Fifit.

Ai e konsideron festivalin çështje biznesi dhe Gjebreas i refrohet si artist i vogël, i cili po rëndon zemrën e një artisti të vërtetë, referuar Fifit.

'FAKE besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket qe je artist I vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE.  KING ZINJO', shkruante Noizy.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060240983963013
array(1) { ["section"]=> string(118) "fifi-nuk-fitoi-kengen-magjike-noizy-shperthen-ndaj-ardit-gjebreas-e-ke-bere-festivalin-biznes-je-artist-i-vogel-188989" }