Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo njihet për atë karakterin e saj pa komplekse. Ndërsa është edhe një ndër këngëtaret më të suksesshme.
Sot ajo ka publikuar 2 këngë, ashtu siç kishte paralajmëruar në fakt.
‘Nanush 1’ dhe ‘Nanush 2’ titullohen këngët që Fifi i publikoi vetëm pak minuta më parë. ‘Nanush’ është një fjalë që ajo e përdor në përditshmërinë e saj dhe ka zgjedhur të bëjë këngën.
Klipet këngëtarja i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.