Filipine, presidenti Duterte vendos ligjin ushtarak

Publikuar tek: bota, më 15:39 25-05-2017 Filipine, presidenti Duterte vendos ligjin ushtarak

Sundimi i ligjit ushtarak është vendosur në disa territore të Filipines nga presidenti Rodrigo Duterte i cili tha se mund të zgjerohet edhe në zona të tjera për shkak të kërcënimeve në rritje nga Shteti Islamik.

Vendimi i Duerte vjen pas përplasjeve të armatosura në ishullin Mindanao, mes forcave ushtarake dhe militantëve islamikë.

Zëdhënësi i presidentit tha se militantët e armatosur kanë marrë nën kontroll disa ndërtesa shtetërore, përfshirë një kishë një shkollë dhe një burg.

qdfqwdf2wd3wh.jpg

Çfarë është ligji ushtarak?

Ligji ushtarak mund të vendoset kur ka trazira civile të dhunshme ose fatkeqësi të mëdha natyrore.

Shumica e shteteve përdorin një sistem tjetër, siç është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme por në Filipine, presidenti mund të vendosë zonat nën kontrollin e Forcave të Armatosura.

Tiparet e ligjit ushtarak përfshijnë:

Ndalim qarkullimi

Pezullimi i ligjit civil, të drejtat civile dhe habeas corpus

Zbatimi i ligjit ushtarak ose drejtësisë ushtarake ndaj civilëve

Civilët që sfidojnë ligjin ushtarak i nënshtrohen tribunave ushtarake

Megjithëse efektet juridike të ligjit ushtarak ndryshojnë në varësi nga ku është lëshuar, në përgjithësi përfshin pezullimin e të drejtave civile

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e Ivanka Trump në Itali po bën xhiron e botës, çfarë e quajti futbollistin legjendar
Batuta e Trump që “shkriu gazit” Ramën, por shikoni reagimin e Angela Merkel »
Article Logic
Execution time: 0.011260986328125
array(1) { ["section"]=> string(56) "filipine-presidenti-duterte-vendos-ligjin-ushtarak-79956" }