Fillimi i shkollës, Meta mesazh: Ju uroj me zemër suksese! Ata që e kanë braktisur t'i kthehen sa më parë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:11 16-09-2019 Fillimi i shkollës, Meta mesazh: Ju uroj me zemër suksese! Ata që e kanë braktisur t'i kthehen sa më parë Foto e publikuar nga Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta uron të gjithë nxënësit me rastin e filllimit të vitit të ri shkollor.

Një urim të veçantë kreu i shtetit e ka fillimisht për vogëlushët të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Meta nuk lë pas në urimin e tij edhe mësuesit, ndërsa e përmbyll me një thirrje për të gjithë ata që e kanë braktisur shkollën me apo pa arsye, siç thekson presidenti.

"Gjithashtu sot është dita për t'ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë", shprehet Meta.

Mesazhi i plotë:

Të dashur vogëlushë që uleni sot për herë të parë në bankat e shkollës, ju u uroj me zemër shumë suksese dhe një vit të mbarë shkollor, në nisjen e rrugëtimin tuaj drejt dijes dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur, plot me ngjyra si ëndrrat tuaja!

Sot ju hidhni hapin më të madh e më të rëndësishëm, suksesi i të cilit, do ju ndihmojë të fitoni garat e tjera të jetës. Me mësuesit, si udhërrëfyes e bashkëudhëtarë, jam i bindur se do të jeni një brez i ditur që do t'ja ndriçojë edhe më shumë emrin Shqipërisë.

Uroj gjithashtu shumë suksese edhe për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor, në përpjekjet e tyre për nxënien e dijeve të reja, aq të domosdoshme në përballimin e dallgëve të jetës.

Mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësuesit, që me punë të palodhur, përkushtim e sakrifica arsimojnë denjësisht brezat e rinj. Përmbushje me sukses të misionit tuaj fisnik të edukimit!

Gjithashtu sot është dita për t'ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

Prioriteti kryesor i një shoqërie, që ka besim tek e ardhmja plot sfida, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim tek gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane.

Vetëm kështu ne mund të rrisim shpresën dhe besimin se do t'i kapërcejmë me sukses sfidat e së ardhmes, në radhë të parë në interesin e fëmijëve tanë, të cilët janë drita e syve, shpirti dhe zemra e çdo familjeje shqiptare, dhe e shoqërisë sonë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061383962631226
array(1) { ["section"]=> string(109) "fillimi-i-shkolles-meta-mesazh-ju-uroj-me-zemer-suksese-ata-qe-e-kane-braktisur-t-i-kthehen-sa-me-pare-178595" }