Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu është i ardhur në parlament pas një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ai ka shërbyer si drejtues i lartë.
Në një postim në rrjetet sociale deputeti socialist shkruan se ndjehet krenar për punën e policëve, pavarësisht vështirësive të mëdha që hasin çdo ditë.
Ky postim i Pjerin Ndreut vjen në një kohë, ku e gjithë struktura e Policisë së Shtetit është përfshirë në procesin e vettingut.
“Krenar për Policinë e Shtetit që e tradhetuar, e ka larë me gjak rrugën e mundimshme të zhvilimit të kësaj shoqërie”,- shkruan ndër të tjera Pjerin Ndreu.
Më poshtë postimi i plotë i Pjerin Ndreut: